
Majkëll Shumaker pati një aksident të tmerrshëm me ski në Alpet Franceze më shumë se dhjetë vjet më parë, dhe që atëherë askush nuk e ka parë atë në publik. Edhe pse shumë kanë hequr dorë nga shpresa se kjo do të ndodhë përsëri, tani nga Gjermania po vijnë informacione të pabesueshme se 7 herë kampioni i Botës në Formula 1 mund të shfaqet në dasmën e vajzës së tij këtë verë!
Gina-Maria Shumaker do të martohet me të zgjedhurin e saj, Jan Betke dhe është planifikuar një festë e madhe në Majorka, ku familja Shumaker ka një vilë prej gjashtë vitesh.
U përfol se Shumi mund të shesin vilën në Majorka për të vazhduar financimin e rikuperimit të Majkëll, megjithatë kjo nuk ndodhi, por dyshohet se doli informacioni se ata e transferuan atë nga vila në Zvicër në këtë ishull spanjoll ku ai i ka të gjitha kushtet për rikuperim. Me familjen që mban absolutisht gjithçka të fshehtë për Majkëllin, askush nuk është plotësisht i sigurt se ku është ai tani, por mediat gjermane besojnë se mund të shihet në dasmë.
Po kështu, e përditshmja italiane “Corriere dello Sport” shton se Majkëll Shumaker ndodhet në vilën e përmendur në Majorka dhe nuk do të jetë e nevojshme ta zhvendosen askund, pasi të ftuarit do të vijnë tek ai dhe ceremonia do të mbahet aty.

Interesant është fakti se Korina Shumaker e bleu këtë pronë në vitin 2018 nga presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez dhe më pas gjithçka u rimodelua në mënyrë që Majkëll të ketë praktikisht një “klinikë private”, ku shoqërohet vazhdimisht nga stafi mjekësor për të monitoruar shëndetin e tij. Për momentin, nuk ka asnjë informacion zyrtar nëse Majkëll do të marrë pjesë vërtetë në dasmë, pasi familja fsheh gjithçka, madje edhe atë - ndoshta deri në aktin e dasmës.
Meqë ra fjala, përveç familjes më të ngushtë dhe disa miqve, askush nuk e ka parë Shumakerin për dhjetë vjet. E fundit që mësuam për të ishte nga piloti britanik Xhoni Herbert, ish kolegu i tij tek Beneton:
"Ndonjëherë dëgjoj disa gjëra... Për shembull, kam dëgjuar nga disa njerëz të Formula 1 që Shumaker është ulur në tryezën e ngrënies gjatë darkës, por nuk e di a është e vërtetë, unë mund të lexoj vetëm mes rreshtave. Secili do të donte të dinte se çfarë po ndodh, veçanerish nëse gjërat po shkojnë pozitivisht. Por, duke qenë se nuk kemi asnjë informacion, mund vetëm të supozojmë se nuk ka ende asnjë shenjë që një shërim i plotë është i mundur." - tha Herbert dhe më pas shtoi i shqetësuar:
"Sipas mendimit tim dhe duhet të them, fakti që nuk kemi dëgjuar asgjë për Shumakerin nga familja e tij më thotë se fatkeqësisht situata është e ngjashme me atë që ishte menjëherë pas aksidentit. Ai nuk duket se ka përparuar shumë që atëherë, kështu që mendoj se ata janë duke pritur që shkencëtarët të dalin me diçka që do të sjellë përsëri Majkëllin që e njihnim dhe të cilin fansat e panë në pistë".

Vajza e tij që do të martohet këtë verë quhet Gina-Maria Shumaker, ka lindur në vitin 1997 dhe është një kalorëse amatore.
Lini një Përgjigje