TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Dhjetor 2025, 18:24

7500 euro bileta për të ndjekur Kupën e Botës, reagon presidenti i FIFA-s: Kemi marrë 150 milionë kërkesa në 15 ditë

Shkruar nga Pamfleti

7500 euro bileta për të ndjekur Kupën e Botës, reagon

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, zbuloi të hënën numrin e kërkesave për bileta që janë regjistruar deri tani për ndeshjet e Kupës së Botës 2026, duke deklaruar se ato janë tashmë të mjaftueshme për të përfaqësuar ekuivalentin e “300 Kupave të Botës”.

Brenda vetëm 15 ditësh, kemi marrë 150 milionë kërkesa nga e gjithë bota për blerjen e biletave për Kupën e Botës”, njoftoi presidenti i FIFA-s, duke hedhur poshtë kritikat për çmimet e larta të biletave, ku biletat për finalen variojnë nga 3.500 deri në 7.400 euro, ndërsa ndeshjet e Portugalisë janë ndër më të shtrenjtat në fazën e grupeve.

Pavarësisht publikimeve që mund të keni lexuar lidhur me çmimet, këta janë numrat realë. Gjatë 15 ditëve të para, kemi regjistruar mesatarisht 10 milionë porosi në ditë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar që kryesojnë listën e kërkesave. Mund të kishim mbuluar ekuivalentin e 300 viteve Kupë Bote”, shpjegoi Infantino.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, kjo Kupë e Botës, e cila do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026, pritet të vendosë rekord në shitjen e biletave, me një shifër që mund të arrijë nga 50 deri në 60 milionë bileta.

 

xhani infantino presidenti i fifa-s biletat për kupën e botës

Lini një Përgjigje