TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Dhjetor 2025, 18:01

Mauricio Sarri i nënshtrohet operacionit në zemër, skuadra e Lacio jep detajet për trajnerin italian

Shkruar nga Pamfleti

Mauricio Sarri i nënshtrohet operacionit në zemër, skuadra e

Trajneri Mauricio Sarri i është nënshtruar një operacioni në zemër. Klubi i Lacios tregon se tekniku italian do të jetë i gatshëm dhe do të bashkohet me skuadrën në ditët e ardhshme.

Njoftimi i Lacios:

Lacio njofton se trajneri Mauricio Sarri, pas konstatimit të një fibrilacioni arterial, i është nënshtruar në Poliklinikën Tor Vergata një ndërhyrjeje ablacioni transkateter me teknologji PFA.

Ndërhyrja, e kryer nga profesori Andrea Natale, pionier në nivel ndërkombëtar dhe me mbi 30 vjet përvojë në trajtimin e kësaj patologjie, u zhvillua me sukses.

Në ndërhyrje ishte i pranishëm edhe mjeku i Lacios, doktor Italo Leo. Trajneri do të rifillojë rregullisht drejtimin e skuadrës në ditët në vijim.

Lacio dhe trajneri falënderojnë Poliklinikën Tor Vergata dhe ekipin e profesorit Natale për profesionalizmin e lartë dhe për cilësinë e kujdesit shëndetësor që u garantohet çdo ditë të gjithë pacientëve”, shkruan Lacio në njoftimin e tij”.

 

 

mauricio sarri trajneri i lacios

Lini një Përgjigje