TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Dhjetor 2025, 17:15

“Levandovski” shqiptar gati të largohet nga Sparta e Pragës, pritet transferimi te ‘gjiganti‘ i Francës

Shkruar nga Pamfleti

“Levandovski” shqiptar gati të largohet nga Sparta e

Albion Rrahmani me shumë mundësi do të largohet nga Sparta e Pragës gjatë merkatos së janarit. Olimpiku i Lionit ka paraqitur një ofertë te klubi çek, për sulmuesin 25-vjeçar nga Kosova.

Sipas “FootMercato”, oferta e parë nga klubi francez për të ashtuquajturin “Levandovski” shqiptar, ka qenë rreth 6 milionë euro. Ndërkohë që një përgjigje nga Sparta e Pragës s’ka ardhur ende.

Kujtojmë se klubi çek e bleu Rrahmanin në vitin 2024 për 3.5 milionë euro nga Rapidi i Bukureshtit. Ndërkohë që këtë sezon, 25-vjeçari ka bërë mjaft mirë duke shënuar 8 gola në 13 ndeshje.

albion rrahmani sulmuesi shqiptar olimpik lion sparta e pragës

Lini një Përgjigje