TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Nëntor 2023, 16:42

7-ta e artë e futbollit durrsak, ndahet nga jeta Agim Bulku

Shkruar nga Pamfleti

7-ta e artë e futbollit durrsak, ndahet nga jeta Agim Bulku

Një tjetër lajm i trishtë u shënua të shtunën e 18 nëntorit, teksa u nda nga jeta ish-futbollisti Agim Bulku. Prej katër javësh, Agim Bulku ishte i shtruar në spitalin e Bolonjës, nuk doli dot nga komo e thellë dhe e pashmangshme. 

Bulku luajti fillimisht me moshat e Erzenit. Më pas shkon të studiojë, në shkollën e mesme të mjeshtrisë “Loro Boriçi” në Tiranë dhe mbaroi me rezultate të mira studimet e larta në Universitetin e Sporteve ku edhe spikati. 

Bulku (1952), nr. 7, elegant, i spikatur te Shkëndija, lojtar shumë i shpejtë, tipik në krahun e djathtë. Bulku së bashku me Filjarin dhe Himën, në vitin 1974 formuan një treshe simpatike te Lokomotiva e Durrësit, teksa

luajtën për gati një dekadë së bashku. Gjithashtu Bulku është ndëruar edhe me titullin “Miërnjohja e Qytetit të Durrësit”. 

agim bulku ish-futbollisti i lokomotivës së durrësit

Lini një Përgjigje