
Çekia siguroi një barazim të rëndësishëm në Poloni në ndeshjen e fundit të grupit E, që kryesohet nga Shqipëria.
Çekët në ndeshjen e fundit presin skuadrën moldave në Pragë të hënën në mbrëmje (20:45). Vendasit kanë nevojë për një pikë për t’u kualifikuar në “EURO 2024”.
Por, atmosfera përpara “finales” me Moldavinë nuk është më e mira në kampin e skuadrës së Jaroslav Silhavit.
Trajneri ka larguar nga grumbullimi tre futbollistë për shkak të thyerjes së rregullave të brendshme të kombëtares çeke.
Ata janë Jakub Brabek, Vladimir Kufal dhe Jan Kushta, të cilët kanë braktisur menjëherë skuadrën pas vendimit të stafit teknik.
Në një deklaratë, Republika Çeke nuk zbuloi detaje. Megjithatë, sipas shtypit vendas, në këtë rast “Sport.cz”, të tre lojtarët shkuan në një klub nate në Olomuk dhe u kthyen në grumbullimin e ekipit vetëm në orët e para të mëngjesit.
Lini një Përgjigje