TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Nëntor 2023, 15:55

F1/ Momente horrori në Las Vegas, piloti britanik aksidentohet dhe dërgohet me urgjencë në spital, triumfon Vershtapen (Video)

Shkruar nga Pamfleti

F1/ Momente horrori në Las Vegas, piloti britanik aksidentohet dhe

Çmimi i Madh i Las Vegasit ishte një nga garat që pritej më me padurim këtë sezon, por gjërat nuk shkuan ashtu siç priteshin për yllin e McLaren, Lando Norris. 
 
Piloti britanik humbi kontrollin e makinës në xhiron e katërt, teksa kreu një aksident horror dhe u dërgua menjëherë në spital. 

Për fatin e mirë ai nuk kishte pësuar asnjë dëmtim serioz, teksa nuk krijoi asnjë problem as për pilotët e tjerë. 
Sa i takon garës, Maks Vershtapen me Red Bull triumfoi edhe në Amerikë. Një garë mjaft interesante, me disa incidente, teksa dy herë hyri në pistë makina e sigurisë e një herë u aplikua makina virtuale e sigurisë.

Gjithsesi, në fund triumfoi piloti holandez, që edhe pse u penalizua me 5 sekonda arriti të fitojë. 

Në podium u ngjitën edhe Sharls Lëklerk (i dyti me Ferrari) dhe meksikani Serxhio Perez (i treti me Red Bull).

Vijon mallkimi për Lë, që këtë sezon nuk fiton dot kur e nis garën nga “pole”, teksa sot u ngjit në vendin e dytë pak metra larg finishit, kur parakaloi Perez. 
 
 

çmimi i madh i las vegasit lando norris maks vershtapen formula 1

Lini një Përgjigje