TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Shtator 2025, 15:20

Sulm 100% shqiptar, skuadra ruse gati 74 mijë euro në muaj për të bindur Ernest Muçin

Shkruar nga Pamfleti

Sulm 100% shqiptar, skuadra ruse gati 74 mijë euro në muaj për

Mediat turke bëjnë me dije se Ernest Muçi mund të largohet këtë verë nga Beshiktashi për t'iu bashkuar në huazim Rubin Kazanit. Sulmuesi i Kombëtares nuk po gjen hapësira në repartin ofensiv të bardhezinjve nga Stambolli, kjo edhe për faktin se sulmi është mbipopulluar me emra të njohur.

"SporX" në Turqi shkruan se në orët e fundit Beshiktshi ka marrë një ofertë nga Rubin Kazan, klubi rus ku luan edhe Mirlind Daku. Sipas asaj që raportohet, Rubin Kazan ka ofruar një huazim në bazë të një çmimi, ndërsa vetë Muçi do përfitonte një pagë prej 74 mijë eurosh në muaj.

Muçi luajti disa minuta në javët e para në elitën turke, por një dëmtim e la jashtë ekipit dhe Kombëtares. Nëse ai bindet, sulmi i ekipit rus do përbëhej nga ai dhe Daku.

Megjithatë, fillimisht 24-vjeçari kishte vendosur të mos lëvizte këtë verë nga Stambolli, pasi pret të bëhet baba i dy binjakëve, por nëse sheh se nuk gjen hapësira, një fluturim për në Kazan nuk përjashtohet në huazim.

ernest muçi sulmuesi shqiptar rubin kazan

Lini një Përgjigje