
Një Zarf i Kuq ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother Vip 3”, pak para nisjes së spektaklit të sotëm.
Banorët janë paralajmëruar pasi vazhdojnë të thyejnë rregullat e vendosura nga Vëllai i Madh.
Sipas zarfit, kjo është hera e fundit që banorët paralajmërohen pasi do të merren masa për të gjithë shtëpinë.
“Banorë, Vëllai i Madh ka vënë re se shpeshherë ju harroni rregullat bazë të këtij formati. Ai ju rikujton që të vendosni mikrofonin në çdo moment dhe të keni kujdes për mirëmbajtjen e tij, t’i bindeni zërit të Big Brother menjëherë kur ju kërkon të futeni në shtëpi, të mblidheni në living, apo të dilni në oborr. Të respektoni leximin e zarfit gjatë të cilit duhet të jenë të gjithë të pranishëm dhe të ulur në living. Kjo është hera e fundit që Big Brother ju paralajmëron përpara se të marrë masa për të gjithë shtëpinë”, shkruhet në Zarf.
Lini një Përgjigje