TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Shkurt 2024, 13:11

Nuk mban më ujë pilafi! Luiz Ejlli kris raportin me 'Top Channel' ende pa mbaruar kontrata?

Shkruar nga Pamfleti

Nuk mban më ujë pilafi! Luiz Ejlli kris raportin me 'Top

Vitin e kaluar teksa ende ishte pjesë e “Big Brother VIP’ dhe mori një famë të jashtëzakonshme, Luiz Ejlli firmosi një kontratë me televizionin “Top Channel”.

Në kontratën 1-vjeçare, imazhi i Luizit i përkiste TCH, duke i ndarë kështu fitimet ndërmjet njëri-tjetrit, për të cilën këngëtari u shpreh falenderues.

Mirëpo edhe pse kontrata pritet të mbarojë në maj të këtij viti, thuhet se raportet mes Luiz Ejllit dhe TCH janë krisur. Shkak i dyshimeve janë bërë veprimet e këngëtarit ne rrjetet sociale.

“Edhe pse kontrata nuk ka përfunduar ende, është për t’u habitur fakti që nuk ka asnjë reagim apo koment nga fituesi për lojtarët e këtij viti. Rrjedha logjike na con drejt dyshimeve se mes televizionit dhe Luizit ka tension në marrëdhënie.

Madje pak para nisjes së këtij edicioni kujtojmë se Luizi shfaqej pranë ambienteve ku po ndërtohej shtëpia e re ndërsa tani ka zgjedhur vetëm të heshtë. Hatërmbetje ose jo, veprimet e të dyja palëve flasin shumë”, shkruan IconStyle.

Kujtojmë se ka kaluar thuajse një muaj që nga nisja e “Big Brother VIP 3” .

Lini një Përgjigje