TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Tetor 2024, 13:46

Xhensila Myrtezaj ribashkon forcat me Pirro Çakon: E emocionuar nga kristalet e tua

Shkruar nga Pamfleti

Xhensila Myrtezaj ribashkon forcat me Pirro Çakon: E emocionuar nga

Pirro Çako dhe Xhensila Myrtezaj kanë bashkuar sërish forcat për një projekt të ri muzikor.

Këngëtarja ka publikuar së fundmi një video në rrjetet e saj sociale ku shihet së bashku me kantautorin e njohur duke krijuar së bashku. Në mbishkrimin e videos në fjalë, Xhensila shkruan:

“Pirro, sa me fat jemi që prekemi nga bekimi i artit tënd. E emocionuar nga kristalet e çmuara që Pirro ka krijuar për mua. Projekte që do shenjojnë jetën time.”

Nisur nga ky postim, duket që Pirro Çako ka krijuar disa projekte për Xhensilën, por pa kuptuar nëse ndonjëri prej tyre do të jetë bashkëpunim me njëri-tjetrin apo jo. E nisur nga “Sekreti im”, dueti i tyre i para disa vitesh, një tjetër bashkëpunim si ky do të sillte padyshim sukses të madh e të merituar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

pirro cako xhensila myrtezaj

Lini një Përgjigje