TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Maj 2025, 14:25

Xheneta ‘plas bombën’: Gjesti dhe Egli flenë tek i njëjti hotel ku jam unë

Shkruar nga Pamfleti

Xheneta ‘plas bombën’: Gjesti dhe Egli flenë tek i

Në një rrëfim të papritur në emisionin Trotuar, Xheneta zbuloi një moment “të ëmbël” në korridoret e Top Channel – një buzëqeshje (po, vetëm një buzëqeshje) nga Gjesti. Dhe sipas saj, ka qenë pikërisht ai që e pa i pari. Graciano, që mesa duket i njeh mirë lëvizjet prapa kamerave, e përmendi këtë si një moment që ka lënë përshtypje edhe tek stafi.

Por nuk mbaron me kaq…

Graciano nuk ngurroi t’i përmendte edhe një tjetër emër që gjithmonë ndez situatën – Eglin! Ai e pyeti Xhenetën nëse e kishte takuar në ambientet e televizionit, por përgjigjja që mori, i la të gjithë gojëhapur.

“Nuk i kam takuar në televizion, por kam dëgjuar që po flenë në të njëjtin hotel ku qëndroj unë në Tiranë. Tani, nuk e di kush po e ndjek kë,” tha ajo me një buzëqeshje që s’dëshiron shumë përkthim.

Pra, ndoshta rrugët e tyre nuk kryqëzohen në ekran, por në hollin e hotelit – historia nuk ka mbaruar. Për ndjekësit që janë në pritje të “episodit tjetër” jashtë shtëpisë së BBV, kjo ishte një dhuratë e papritur.

Çfarë duhet të presim pas kësaj?

gjesti egli xheneta

Lini një Përgjigje