TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Maj 2025, 14:06

Përfundoi pa nisur mirë, Luana Vjollca i jep fund lidhjes me Drilonin

Shkruar nga Pamfleti

Përfundoi pa nisur mirë, Luana Vjollca i jep fund lidhjes me Drilonin

Muajin e shkuar u përfol një raport të ri dashurie që Luana Vjollca kishte nisur.

Thuhej se moderatorja kishte nisur një histori të re dashurie me biznesmenin, Drilon Xhepa.

Detajet që kanë ‘ndezur thashethemet’ janë disa story të publikuara nga të dy në rrjetet sociale, që duket se janë realizuar në të njëjtin vend — madje pranë të njëjtit pallat afër Kullës Eiffel. Por kush është Driloni? Në rrethet sociale të Tiranës, Driloni njihet si një i ri pasanik, që vjen nga një familje sipërmarrësish. Në rrjetet sociale ai ka ruajtur një profil të ulët, duke preferuar që të jetojë larg famës.

Por duket se diçka ka ndodhur mes këtij çifti, pasi aktualisht të dy nuk ndiqen më në rrjetet sociale, duke ngritur dyshimet se gjithçka ka përfunduar.

Nuk dihet nëse çifti ka zgjedhur që mos të ndiqen vetë, për të mos krijuar zhurmë mediatike, apo mes tyre përfundoi gjithçka brenda pak kohësh dhe i kanë dhënë fund historisë që nisën rreth 1 muaj më parë.

Kjo histori e re dashurie për moderatoren, vinte pas ndarjes së vështirë pas 8 vitesh me Krenar Çoçajn. Një këngë për ndarjen, për fundin, për një histori që është mbyllur në valixhen e harresës është kënga e saj, që duket se këtë herë është e bazuar në një histori të vërtetë pak kohë më parë, ku edhe u konfirmua ndarja e saj me Krenarin.

Moderatorja, teksa ka hapur një nga prime e Ferma VIP, ka bërë një deklaratë për veten, e cila ka trazuar rrjetin për mesazhin që ajo ka dashur të transmetojë.

Teksa i është referuar vetes dhe vajzave të tjera të cilat i konsideron lule, Luana është shprehur: “Mua njëherë të më provosh gjithmonë do të më kërkosh.”

Kjo deklaratë e saj ka shkaktuar të qeshura në studio dhe duartrokitje, me Luanën e cila një moment ndjeu nevojën e të shpjeguarit se e kishte fjalën “për Luanën si moderatore”. “Se nuk u çmenda aq shumë sa të kaloj në temë tjetër”,- u shpreh ajo.

 

luana vjollca ndarje drilon xhepa

Lini një Përgjigje