TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Maj 2025, 11:26

“Vëllai im ishte me krahë”, Danela Shima: Mbesa ime komunikon me të edhe pas vdekjes

Shkruar nga Pamfleti

“Vëllai im ishte me krahë”, Danela Shima: Mbesa ime

Që prej spektaklit të së hënës së shkuar në Ferma VIP të Danela Shimës, historia e saj për vëllain “Dragua” ka pushtuar rrjetet sociale dhe ka shtuar edhe më kuriozitetin e publikut për njerëz me fuqi të mbinatyrshme.

Ajo ka rrëfyer në ‘Living’ se në familjen e saj është dhe një person tjetër me fuqi të mbinatyrshme. Danela tregoi se mbesa e saj ka fuqi të flasë me njerëzit që kanë ndërruar jetë.

Ajo rrëfeu se ndodh shpesh që mbesa flet më vëllain e saj “Dragua”, duke treguar një rast ndërsa po vizitonin varrin e tij.

Danela Shima: Unë kam një ëngjëll, më mbron gjithë kohës, e ndiej.

Brunilda Lahe: Si e ndien?

Danela Shima: Më ka ndodhur një rast, ishte aksham, shkoj te varrezat, fatmirësisht ishin dhe 2-3 njerëz të tjerë me mua edhe një Hoxhë. Duke komunikuar me mua më tha pse të ra trupi ty. Vajza e motrës është fëmijë me dhunti, ajo e shikon, komunikon me të, e sheh edhe mamin, por më shumë kontakt ka me vëllain.

danela shima vellai dragua mbesa

Lini një Përgjigje