TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Tetor 2024, 12:28

“Vjehrra ime më e mirë se e jotja”, Gloria Meshi ‘ngre në qiell’ Valbona Selimllarin

Shkruar nga Pamfleti

“Vjehrra ime më e mirë se e jotja”, Gloria Meshi

Ashtu sikurse e dimë, ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Gloria Meshi, prej kohësh është në një marrëdhënie me djalin e Valbona Selimllarit. Në një intervistë të zhvilluar së fundmi, sa për ‘vjehrrën’ e ardhshme për të cilën ka folur herë pas here, modelja u shpreh me shumë vlerësim duke treguar edhe si është Valbona përtej ekranit.

Gloria Meshi: Është shumë e dashur, shumë e mirë siç e njohin të gjithë.

-Është po kaq e mrekullueshme sa ç’e shohim ne nga ekrani.

Gloria Meshi: Mendoj që pikën më të madhe ajo e ka për edukimin kaq të mirë që u ka bërë fëmijëve sepse është një djalë shumë i edukuar dhe unë gjtihmonë mendoj dhe ia kam thënë që duhet të jesh shumë falenderues për mamin që ke, je ky që je sot dhe ke këto vlera për shkak të saj.

Por anën e kujt mban ‘vjehrra’ në debatet e dy të rinjve?

Ajo mban anën e së drejtës duke qenë se edhe ne nuk debatojmë, na zgjat 5 minuta, më pak se 5 minuta nuk ke çfarë ane të mbash se e zgjidhim, 5 minuta e kemi.

Nejse, deri tani nuk kemi dëgjuar apo lexuar asnjë VIP të flasë keq për vjehrrën apo vjehrrin, sidomos kur janë ‘të ardhshëm’.

gloria meshi valbona selimllari

Lini një Përgjigje