TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Tetor 2024, 11:33

Bora Zemani nis programin ‘Piramida’, zbulohet data dhe detajet

Shkruar nga Pamfleti

Bora Zemani nis programin ‘Piramida’, zbulohet data dhe detajet

Lajmi se Bora Zemani do nisë prezantimin e emisionit ‘Piramida’ në Top Channel nuk është risi. Por ajo që na ‘ngjalli’ kuriozitetin ishte data. Pasi pritet të startojë, pikërish nesër, më 29 tetor.

Emisioni pritet të transmetohet çdo të martë në orën 21:00 dhe do jetë një game show.

Lojëra argëtuese, quize edukuese, nga të cilat pjesmarrësit do përfitojnë para, me çmime deri në 30 mijë euro e shumë dhurata.

“Në çdo puntatë do të ketë dy familje që do të jenë përballë njëra-tjetrës. Do ketë katër raunde lojë, që do të fitohet në secilin raund shumë para. Potenciali në total është për të fituar 30 mijë euro, plus edhe shumë dhurata të tjera. Vetëm në raundin e katërt mund të fitohen edhe 15 mijë euro.

Emocionet janë shumë të mëdha, jo vetëm sot në provën gjenerale por dhe ca ditë përpara kur po shihja skenën, punën e madhe nga stafi për të sjellë një format që i mungon publikut, për të patur game show por dhe familje në qendër të garës. Thirrja për të gjithë shqiptarët është që duhet të jenë patjetër në orën 21;00 çdo të martë para ekranit të Top Channel. Familjet që do të vinë këtu do të argëtohen pa fund, por dhe ata që do na ndjekin nga ekrani do të jenë duke luajtur me ne”, u shpreh Zemani.

 

bora zemani piramida

Lini një Përgjigje