
Lajmi për një ndarje të mundshme mes Ilnisës dhe Meritonit ‘mori dhenë’ në mediat rozë dhe si shkak të krizës së tyre, u gjet mospranimi i gazetares nga ana e familjes së Meritonit.
Por, Ilnisa Agolli i ka ‘qetësuar’ fansat përmes një postimi në story-n e saj në Instagram, ku shfaqet një bisedë e ngrohtë dhe plot humor.
Në mesazhin e publikuar hidhen poshtë spekulimet për një ndarje mes saj dhe Meriton Mjekiqit.
“Bashkë i ke në krevat", thuhet në mesazh, duke treguar se çifti janë ende bashkë.
Në rrjet prej disa ditësh është aluduar se ka ndarje mes çiftit, por ky postim i ndarë nga Ilnisa tregon se ata janë më se të lumtur së bashku.

Lini një Përgjigje