
Të gjithë VIP-at, më së shumti ata që janë të lidhur me pushtetin, janë shqetësuar shumë për arrestimin e Noizyt, i cili dhunoi barbarisht një person, bashkë me disa miq të tij.
VIP-at që nuk kanë reaguar kurrë për mjekët që vrisnin të sëmurët me kancer, për oligarkët që u kanë mbyllur rrugën 85 mijë banorëve dhe për politikanët që fryhen me paratë e shqiptarëve, i ka shqetësuar arrestimi i Noizyt.
Të dirigjuar, ata kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale me një zemërim, që kuptohet vetëm nga VIP-a të llojit të tyre. Nëse kontrolloni mirë, do shikoni se kush janë këta VIP-a dhe nga ka ardhur ky dirigjim për këtë fushatë “artistësh”. /joq
Lini një Përgjigje