TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Janar 2024, 15:56

Vesa nominohet për arratisjen nga kazerma, publiku: Turp! Duhet të rrezikohet edhe Romeo

Shkruar nga Pamfleti

Vesa nominohet për arratisjen nga kazerma, publiku: Turp! Duhet të

Para pak minutash një zarf i kuq ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother, të cilin e lexoi Romeo:

“Banorë, pas arratisjes nga kazerma, Vëllai i Madh ka vendosur ta dërgojë Vesën automatikisht në nominimin e ardhshëm”.

Banorja u ndje keq nga ky nominim dhe ishte Gazi ai që e ngushëlloi duke i dhënë zemër: “Tani s’del kurrë!”

Ndërsa shumë prej komenteve të ndjekësve ishin se banori që meritonte të nominohej ishte Romeo, duke qenë se arratisja nga kazerma kishte qenë idea e këtij të fundit. Madje aktori tentoi të hapë bravën me një karficë, por nuk ia doli dot.

Pas arratisjes nga kazerma e Big Brother Vip, Vesa u përplot.

Disa nga banorët, u dënuan nga Vëllai i Madh për shkak të thyerjes së rregullave duke u mbyllur në një kazermë. Ishte plani i Romeos për t’u arratisur nga kazerma. Fillimisht tentoi Roza të arratisej por Vesa kreu misionin e para.

Meraku i Vesës ishte nëse kishte thyer një rregull, që mund ta eliminonte atë përfundimisht nga gara. Ajo shprehu pendesën, ndërsa tha se plani i tyre ishte të nxirrnin Rozën.

Disa nga banorët e ngushëlluan, ndërsa Albi i tha se nëse do të merrej vendimi që ajo të dilte, do të dilte dhe ai bashkë me të.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

vesa nominim romeo ndjekesit

Lini një Përgjigje