
Dinamika interesante në ‘Big Brother Vip’. Banorët e kanë nisur ditën sot me diskutime ‘konstruktive’, ato që me gjasë i kanë munguar prej ditësh shtëpisë më të famshme, pasi pjesën më të madhe të kohës kanë zënë vend debatet e forta, ofendimet e gjykimet personale.
Sot disa prej tyre kanë shfrytëzuar rrezet e diellit në verandë për t’u bërë bashkë e për të shkëmbyer biseda me humor që i kanë dhënë një ngjyrë tjetër shtëpisë.
Interesante kanë qenë edhe diskutime për çiftet e mundshme që mund të krijohen. Deri tani ‘pretendentë’, kanë qenë Meritoni dhe Ilnisa, Heidi me Romeon, Sara dhe Bardhi, por Rike Roçi ka bërë një parashikim se në këtë edicion do të ketë një trekëndësh dashurie. Sipas saj, Heidi pëlqehet nga dy djem të shtëpisë, Fatjoni dhe Romeo. Nuk dihet sesi do të vazhdojë, por banorja ishte e bindur në aludimin e saj.
Në fakt, djemtë janë koshientë që, për të rezistuar sa më gjatë në BBV, duhet të krijojnë një lidhje romantike me dikë. Meqë vajzat e tjera janë të zëna duke bërë sherr me njëra tjetrën, për Fationin dhe Romeon, Heidi duket ajo më normalja dhe ideale për të pasur një lidhje.
Lini një Përgjigje