
Vesa Luma dhe Big Basta, kanë shënuar një moment shumë të veçantë në jetën e tyre: 10-vjetorin e martesës.
Për këtë ditë të rëndësishme, Big Basta zgjodhi të surprizojë partneren e tij me një buqetë të madhe me lule, një kartolinë me fjalë zemre dhe një unazë të veçantë, simbol i një dekade dashurie dhe bashkëjetese.
Në kartolinë, reperi i shkruante: “Deri në përjetësi me ty. Të dua shumë. Gëzuar 10-vjetorin, mami dhe gruaja më e mirë në botë.”
Ndërkohë, Vesa ka publikuar dhuratën që mori dhe video nga ceremonia e dasmës, e cila është zhvilluar në Kalanë e Lëkurësit.
Ky gjest romantik u përshëndet edhe nga fansat e dy artistëve në rrjetet sociale, të cilët u kanë uruar dashuri jetëgjatë dhe lumturi së bashku.
Vesa dhe Big Basta janë prindër të një djali, Lian, i cili është gjithashtu personazh në rrjet, meqenëse shpesh shfaqet në postimet e dy prindërve.

View this post on Instagram
Lini një Përgjigje