TAGS-AT E JAVËS

Showbiz13 Shtator 2025, 11:11

“A do jetë Zogu në D-Night?”, Dajana Shabani: Më lini t'u bëj reklamë bizneseve të mia, që t’jua them

Shkruar nga Pamfleti

“A do jetë Zogu në D-Night?”, Dajana Shabani: Më lini

E ftuara e parë këtë sezon të ‘Uëtëfë show’, pjesë e Andale, ishte moderatorja Dajana Shabani. Fillimisht bukuroshja u pyet gjerë e gjatë për jetën e saj dashurore, marrëdhënien me ish-bashkëshortin dhe se kush mund të jetë dhuruesi i unazës së saj me diamantë.

Më pas ajo u vu në një ‘sfidë’, duke zgjedhur emra të ekranit. Por, kur iu desh të zgjidhte mes Zogut dhe Lulit të ‘Përputhen +40’, Dajana zgjodhi Zogun, pasi tha se e do shumë dhe është një person ‘që nuk bën keq kurrë’. Pyetja e radhës bëri që Dajana të ‘lëshojë një nga ato të vetat’, e njohur për karizmën dhe humorin që ka:

A do të jetë Zogu në ekran këtë sezon?

Nuk jua them…

Çfarë do të thotë kjo, që edhe mund të jetë?

Më lini t’u bëj reklamë dy bizneseve të mia, që t’jua tregoj, ndryshe…anallim loje

Batuta shkaktoi të qeshura në studio, ndërkohë që Dajana ‘me stil’ na lajmëroi se po hap edhe një biznes të ri. /Pamfleti

 

dajana shabani zogu andale

Lini një Përgjigje