
Ish-konkurrentja e “Big Brother Vip”, Dea Vieri, së fundmi ishte e ftuar në emisionin “E Diell”, ku ndër të tjera ka folur për lidhjen e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.
Sipas blogeres, ndarja e dyshes para se aktori të futej në “BBV”, puthja e çiftit në shtëpi dhe tradhtia e Donaldit me Beatrix Ramosaj në këtë reality show, ishte e gjitha e sajuar nga dyshja për famë.
“Një çift që mua nuk ma ndryshon njeri mendjen, por që mendoj që janë ndarë dhe bashkuar përsëri për famë janë Donaldi me Bora Zemanin. Ata atë ndarjen e kanë pasur thjesht sa për lajm, edhe atë ndarjen e bashkimin, atë puthjen dhe ndarjen prapë. Unë mendoj që ndarja para Big Brother është bërë për famë. Ai bashkimi aty ka qenë i bukur dhe ndarja pastaj lidhjen e tij me Trixën e gjitha ka qenë e sajuar për famë, përderisa ata tani janë bashkë”, tha Dea.
Lini një Përgjigje