TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle31 Dhjetor 2023, 19:40

Uanda Nara publikon diagnozën që vërteton leuçeminë dhe uron Vitin e Ri: Gëzuar të gjithëve, mos më zhgënjeni!

Shkruar nga Pamfleti

Uanda Nara publikon diagnozën që vërteton leuçeminë

Uanda Nara erdhi në fund të 2023-it të saj të vështirë, duke publikuar epikrizën që vërteton diagnozën e sëmundjes që e ka prekur muajt e fundit; leuçeminë.  

"Familja ime, e vetmja gjë që ka rëndësi për mua është e shëndetshme dhe e lumtur. Çfarë mund të kërkoj më shumë? Në vitin 2024 ju kërkoj të mbani një standard shumë të lartë, mos më zhgënjeni. Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve",- tha showgirl-i dhe shoqëruesja e Mauro Ikardit.  

Dokumenti i datës 24 tetor 2023 dhe i nënshkruar nga Dr. Miguel A. Pavlovski thotë: "Ju informojmë se pacientja Uanda Nara është nën vëzhgim në Fundaleu që nga korriku 2023 për leuçemi miloide kronike me një përgjigje të kënaqshme ndaj trajtimit të administruar. Ajo kryen vizita periodike në Argjentinë dhe Turqi për të kontrolluar sëmundjen e saj”. 
 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Wanda Nara (@wanda_nara)

uanda nara modelja argjentinase

Lini një Përgjigje