TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Prill 2024, 17:00

“Turmat duan tallava”, Milaim Zeka: Nuk ndikohem nga komentet e njerëzve me 20 adresa false

Shkruar nga Pamfleti

“Turmat duan tallava”, Milaim Zeka: Nuk ndikohem nga komentet e

Në kohën e konsumit fatkeqësisht ka rënë cilësia e materialeve mediatike në përgjithësi dhe këtë problem e ngriti në PPP Milaim Zeka.

Milaim Zeka: Unë nuk mund të ndikohem nga komentet e facebook-ut, kur një njeri bën 20 komente anonim. Një njeri hap 20 adresa në fb dhe çohet një shtramavicë atje që thotë "Si i ka nxjerrë ajo gjokset, apo ky Milaim Zeka si ha m*t aty?! Unë prej këtyre nuk ndikohem hiç

Anja: As unë nuk ndikohem se kush është burrë apo grua, del me fytyrë dhe tí thotë gjërat përballë
Milaim Zeka: Edhe me fytyrë edhe pa fytyrë fare, kjo është puna ime. Ai nuk ma jep rrogën

Anja: Jo, ne që e kemi marrë parasysh këtë punë, nuk ndikohemi fare nga komentet

Milaim Zeka: Ne duhet të bisedojmë me redaksinë, me pronarët. Jo me turmat, turmat duan tallava. Me nis me dëgju turmat, kurrë Inva Mulën nuk e kishim dëgjuar në skenë. Se turmat duan "Ma ke lënë, ta kam lënë, ma ke ngrënë". A e di çfarë i thashë Et'hem Ramadanit? Eja në emision tek unë sepse unë e di çfarë di ti. A e di çfarë dinë 98% e gazetarëve në Shqipëri e në Kosovë me të pyet ty?! Si ia ke lyp Inva Mulës

(min. 20:58 deri 22:27)

Lini një Përgjigje