
Shfaqja e Meghan Markle dhe Princit Harry në një ndeshje bamirësie polo me kuaj, pushtoi veçanërisht mediat britanike.
Çifti shkëmbyen një puthje në buzë që u bë virale, ndërsa shikuesit vunë re se në zonë kishte edhe kamera Netflix, pasi Duka dhe Dukesha e Sussex po përgatisin një projekt të ri për platformën, me temën e këtij sporti të veçantë.
Harry mori pjesë në garë dhe e fitoi atë, me Meghan Markle që i dhuroi atij trofeun. Megjithatë, një llogari në Instagram me emrin sussexroyal_hm ka zbuluar një tjetër lëvizje të ish-aktores, e cila po diskutohet.
Markle u filmua nga një pjesëmarrës në garë duke mos lënë një grua të qëndronte pranë Princit Harry për një foto, për të festuar gjithashtu fitoren e tij.
Në pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, dukesha 42-vjeçare dhe princi janë ndër të tjera në skenën e Grand Champions Polo Club në Wellington, Florida për të bërë foto me trofeun. Në atë moment, një grua u përpoq të ngjitej pranë dukës.
Markle u ngrit në këmbë ndërsa gruaja e panjohur nuk u largua nga Harry dhe Meghan i tha asaj, sipas Page Six: “A dëshiron të vish këtu?”. Në fillim gruaja nuk iu përgjigj kërkesës së dukeshës derisa një i tretë ia përsëriti atë.
Pastaj ajo shkoi dhe qëndroi pranë Markle. Komentet poshtë videos shpërthyen ndaj Markle. “E pasigurtë, kontrolluese, duke shkuar nga ‘e keqja’ në ‘më keq’ ”, shkruajnë ata.
View this post on Instagram

Lini një Përgjigje