
Në ‘Prime-n’ e djeshëm, Romeo është përballur me një sërë sulmesh nga banorët e tjerë të shtëpisë.
Reagimet nga jashtë kanë qenë të shumta si nga disa ish-banorë, edhe nga familjarë të Romeos.
Ka qenë Donaldi i cili nëpërmjet një postimi në Instastory ka shkruar: Shpresoj të mos i përgjigjet asnjë pyetjeje në Prime!

E si për çudi, Romeo është shprehur teksa Ledioni e ka pyetur lidhur me një diskutim, se nuk ka asnjë mendim!
“Telepathy”, ka shkruar Donaldi.

Por përveç ndjesive që binjakët kanë me njëri-tjetrin, Romeo gjithë këtë Big Brother është shquar për mungesën e përgjigjeve dhe argumentave. Ndaj, nuk ishte shumë e vështirë për të parashikuar veprimet e tij, pa qenë fare binjak me aktorin.
Lini një Përgjigje