
Gazetari i njohur Milaim Zeka solli shumë problematika të gazetarisë së ditëve të sotme në podcastin PPP:
Anja: Ku mendon se është më i lirë shtypi: në Shqipëri, apo në Kosovë? Ku janë gazetarët më të pavarur?
Milaim Zeka: Edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi, edhe në Bosnje, shtypi shqiptar, mediat janë të kapluara nga anarkia totale. Askund në botën perëndimore nuk ka liri më të madhe të shtypit se në këto vende. Mund të flasësh çfarë të teket, në emër të lirisë së shtypit, mund të akuzosh çdo fytyrë publike, çdo politikan. Mund ta akuzosh, t’i thuash "kurvar", pa pasur asnjë argument. Nuk lejohen në vendet perëndimore pyetjet hipotetike. P.SH. Nëse ke përballë kryeministrin suedez, nuk mund ta pyesësh që po flitet në rrugë, se ju mbrëmë keni qenë në një bordello.
Anja: Po kështu e kam dëgjuar unë, ti më vërteto të kundërtën
Milaim Zeka: Jo nuk ta vërteton të kundërtën, por shefi yt të ndalon që ti të udhëheqësh më një emision. Ti mund të shkosh të punosh recepsioniste, por jo gazetare. Sepse kur i them diçka të tillë kryeministrit suedez, presupozohet ta kesh video-regjistrimin. Po sikur të bëjë vaki edhe ai të ta kthejë: Isha në bordello, por të pashë edhe ty aty. E ti ke burrë e fëmijë
Anja: Do kisha një alibi për të vërtetuar të kundërtën
Milaim Zeka: Kolegët tanë po duan të bëjnë gazetari pornografike, për klikime. Se nuk guxon t’i thuash kryeministrit "Kam dëgjuar kështu, e ashtu", harroje!
Anja: Po kur i thua kryeministrit 'Shiko, se ai Durrësi që do bëhej parajsë, ende nuk kanë nisur ndërtimet. Ndërkohë ju vazhdoni dhe shisni letra e projekte, por asgjë nuk është konkrete?! Dhe kryeministri të fut një shpullë aty e të thotë "Merre e shihi"?!
Milaim Zeka: Kryeministri shyqyr nuk po na fut edhe ndonjë sen tjetër me budallallëqet që bëjmë ne. Se ne nuk bëjmë pyetje, por konstatime
(min. 9:18 deri 12:20)
Lini një Përgjigje