TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Prill 2024, 15:25

Arratisja nga ish-Jugosllavia, Milaim Zeka: E donim Enver Hoxhën për shkak të Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Arratisja nga ish-Jugosllavia, Milaim Zeka: E donim Enver Hoxhën për

I njohur për transparencën dhe sinqeritetin që e karakterizon, Milaim Zeka ishte i ftuari i radhës në PPP këtë javë. Gazetari i njohur foli ndër të tjera, edhe për arratisjen e tij nga ish-Jugosllavia, duke ardhur në Shqipëri me ëndrrën e madhe të një nacionalisti se këtu do gjente lirinë e munguar

Anja: Këtë arratisjen tënde nuk e dija, do ma tregosh? Mundesh?

Milaim Zeka: Shkurtimisht

Anja: Po, shkurt

Milaim Zeka: Unë isha i burgosur politik në ish-Jugosllavi, në vitin '81, isha në vit të fundit, gjimnazist. Isha kundër regjimit komunist, u burgosa në Prishtinë, më mbajtën dhe torturuan atje dy muaj, pastaj më liruan në mungesë të fakteve, tentuan prapë të më arrestojnë, kështu që në shkurt të vitit '82 jam arratisur përmes Sllovenisë në këmbë, në Itali, nga Italia në Austri. Kam jetuar deri në nëntor-dhjetor të vitit '82 në Vjenë, pastaj kam shkuar në Paris dhe aty kam jetuar afërsisht një vit. Në verën  e vitit '83 kam vizituar Shqipërinë për herë të parë. Prej Shqipërie kam shkuar në Stokholm

Anja: Në Shqipëri në '83-shin si ke mundur të vish, sepse ishte komunizëm, ndërkohë ti kishe dalë kundër komunizmit në ish-Jugosllavi. Si të lejuan?

Milaim Zeka: Nuk ishte për ne komunizmi  në Shqipëri si në ish-Jugosllavi

Anja: Ti shpëtove pse ishin prishur marrëdhëniet Shqipëri-ish Jugosllavi?

Milaim Zeka: Mbase edhe për këtë, por ne konsideroheshim nga regjimi i Enver Hoxhës si nacionalistë dhe ne e kemi dashur Enver Hoxhën për shkak të Shqipërisë dhe kemi pasur njohuri zero se çfarë regjimi i egër, çfarë diktature ka qenë dhe askush nuk e ka kuptuar dhe pas kthimit tim në Evropë nuk e besonin kur mundohesha tí tregoja se çfarë varfërie dhe diktature ishte

(min.4:03 deri 6:38)

 

 

milaim zeka anjeza husha ppp enver hoxha

Lini një Përgjigje