
Sandro Tonali dhe Xhulia Pastore janë fejuar zyrtarisht sipas njoftimeve nga revista “Chi”.
Edhe pse dyshja është shumë e fshehtë në rrjetet sociale përkrahë njëri-tjetrit, burimi në fjalë ia ka dalë të prishë këtë strategji të mesfushorit të Milanit mbi jetën private: “Për shumë njerëz, Sandro Tonali, mesfushori i Milanit dhe kombëtares italiane, cilësohet si Andrea Pirlo i ri.
Por pak e dinë se 22-vjeçari përtej butësisë në fushë ka arritur të shënojë ‘gol’ edhe në jetën private, duke u lidhur me modelen dhe influenceren në “Tik Tok”, Xhulia Pastore. Sandro është përpjekur ta mbajë diskrete lidhjen në fjalë, por ne ia kemi dalë të nxjerrim të dhëna mbi këtë marrëdhënie të krijuar që prej pushimeve të verës së shkuar, fillimisht si miqësi, e tashmë me status të ri”, theksonte revista “Chi” në rubrikën “Pills of Gossip”.
Lini një Përgjigje