
Marrëdhënia mes Vivien Thanos dhe Getinjos ka qenë një maratonë ndarjesh dhe lidhjesh.
Herë i kemi parë shumë të dashuruar e duke postuar në rrjete sociale dedikime për njëri-tjetrin, e herë as nuk ndiqen e fshijnë të gjitha fotot, siç ka ndodhur së fundmi.
Me një kontroll të shpejtë në llogaritë e tyre, shumica e fotove që kishin së bashku janë zhdukur, ndërsa nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale.
Çifti ishte përfolur kohët e fundit se do bëheshin prindër, ndaj kjo ndarje e supozuar çuditi këdo.
S’dimë ç’ka ndodhur mes çiftit që e nisi romancën në “Big Brother VIP Kosova”, mirëpo fansat janë të bindur se ky nuk është fundi.

Lini një Përgjigje