
Moderatorja sportive Dileta Leota dhe portieri Loris Karius janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë bukuroshja italiane përmes një postimi në rrjetet sociale në 32-vjetorin e lindjes.
Ajo ka publikuar disa foto, teksa shihet duke mbajtur në krahë vajzën e saj të quajtur Aria, teksa gardiani është duke e puthur në ballë.
“Sot unë rilinda nëpërmjet teje. Mirë se erdhe Aria! Je dhurata më e mirë që mund të kishim kërkuar”, shkruan Dileta.
Leota dha lajmin e shtatzënisë më 24 Mars dhe ka zbuluar se ajo vetë e mësoi gjatë vigjiljes së Krishtlindjeve
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje