TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Maj 2024, 15:02

Teuta Selimi denoncon bashkëshortin dhe vëllain për dhunë; njëri e dhunoi në mëngjes, tjetri në mbrëmje

Shkruar nga Pamfleti

Teuta Selimi denoncon bashkëshortin dhe vëllain për dhunë;

Këngëtarja kosovare Teuta Selimi, raportohet se ka denoncuar për dhunë në familje bashkëshortin e saj, Patrik Nezirin.

Siç raporton ‘Sinjali’, këngëtarja ishte goditur disa herë në kokë nga bashkëshorti i saj me të cilin ka dhe dy fëmijë.

Rasti kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një konflikt verbal mes çiftit dyshohet se përshkallëzoi në dhunë fizike, kur i dyshuari e kishte goditur disa herë Teutën në kokë.

Përveç se denoncoi bashkëshortin e saj, këngëtarja denoncoi mbrëmë pas mesnate edhe vëllain e saj, Agron Selimin.

Sipas informacioneve të para, bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht për shkak të një debati lidhur me rastin që kishte denoncuar një ditë më parë.

Policia është vënë në lëvizje dhe ka marrë në pyetje palët e përfshira në rast dhe më pas është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Me vendim të prokurorit, vëllai i këngëtares është ndaluar nga policia për 48 orë dhe ndaj tij ka nisur hetimi për veprën penale “Dhuna në familje”.

teuta selimi denoncim vellai burri

Lini një Përgjigje