
Jul Deda, ish-finalisti i dytë i Big Brother Vip 3 ka qenë një ndër personazhet më të komentuar pas përfundimit të këtij formati. Ai është parë shpesh i ftuar në panelet e studiove në TCH ku ka komentuar gjerë e gjatë lojën e tij dhe fitoren e Egla Cenos.
Për këtë të fundit ai ka theksuar se e favorizoi në lojë rikthimi pas skualifikimit me zarf të zi duke vënë në dyshim transparencën e Vëllait të Madh.
Sipas aktorit, Egla ka qenë një lojtare e fortë dhe e ka merituar fitoren megjithatë nuk ka qenë “100 % vendimi i publikut”.
Sot Deda ka vendosur t’u përgjigjet disa komenteve që ka marrë në mesazhe nga ndjeksit me profile fallco të “E” dhe “R” të cilët shprehen “Të vjen inat që nuk more 100 mijë euro”.
Aktori u përgjigjet se në thelb për të më shumë sesa 100 mijë eurot më shumë vlerë ka dashuria e publikut. (E dhe R u referohet Eglës dhe Romeos.
“Pershendetje te gjithe fansave me profile fallco te E dhe R, qe me shkruani ne inbox, duke dashur te me intimidoni me fjaline e famshme “te erdhi inat qe nuk more 100 mije Euro”.
Si fillim, une e kam thene edhe brenda shtepise, se me i rendesishem per mua ishte prezantimi para publikut ne modulin BIO. Kam thene gjithashtu qe me intereson me shume fitorja se sa leket ne vetvete. Gjithkujt i duhen 100 mije Euro, por jo gjithkush e kupton sa e rendesishme eshte dashamiresia e njerezve, qe vertete nuk te mbush xhepat, por shpirtin, zemren dhe mendjen ti mbushin plot.
Por, per merakun tuaj, sapo ti bej 100 mije Euro, do ju lajmeroj, qe te flini rehat ju bashke me E dhe R…!”, shkruan Juli.

Lini një Përgjigje