TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Qershor 2024, 17:12

U afrua për të performuar së bashku me fansat në koncert, Rita Ora ngatërron tekstin e këngës së saj

Shkruar nga Pamfleti

U afrua për të performuar së bashku me fansat në koncert,

Artistja e njohur shqiptare me famë botërore Rita Ora pak ditë më parë performoi në festivalin “The Mighty Hoopla” në Londër.

Këngëtarja 33-vjeçare dhuroi super performanca në skenë duke kënduar disa nga këngët e saj hit në festivalin muzikor të mbajtur në Brockëell Park, në jug të Londrës.

Por jo gjithçka ka shkuar aq mirë pasi gjatë interpretimit të këngës “Anywhere”, Rita vendosi të zbriste tek publiku për t’i përfshirë edhe ata për të kënduar të gjithë së bashku. 33-vjeçarja u përpoq të bënte dikë që të vazhdonte tekstin e këngës së saj por Rita më pas filloi të këndonte një këngë krejtësisht ndryshe duke i lënë të gjithë në dyshim për pak sekonda.

Ajo performoi edhe hite të tjera si: “Your Song”, “Hot Right Noë”, “Lonely Together” dhe “Praising You”.

Lini një Përgjigje