
Sherri mes moderatores Erjola Doçi dhe balerinit Graciano Tagani ka përfunduar pas daljes nga shtëpia e "Big Brother". Në ceremoninë e tapetit të kuq të finales së madhe të “BBV3” parakaluan ish-banorët e këtij edicioni dhe të dy janë pajtuar. Madje kanë shkëmbyer edhe një përqafim në tapetin e kuq. Mesa duket në këtë natë finale, të dy kanë vendosur që t'i lënë pas krahëve të gjithë hatërmbetjet nga brenda shtëpisë së “BBV3”.
Teksa ishin në shtëpi, Graciano ka zbuluar se kur kanë qenë jashtë, Romeo i ka shkruar disa herë mesazhe Erjolës mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje, duke ja lënë “seen”. Deklarata e tij shkaktoi "turbulenca" në shtëpi.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje