TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Maj 2024, 12:39

Sherr mes Travis Scott dhe ish-të dashurit të Kylie Jenner (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sherr mes Travis Scott dhe ish-të dashurit të Kylie Jenner (Video)

Travis Scott dhe Tyga, dy ish të dashurit e Kylie Jenner janë përfshirë në një përplasje fizike me njëri-tjetrin në Kanë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të së premtes. Përleshja thuhet se filloi pasi shoku i ngushtë i Travis Scott dhe Tyga, Alexander 'AE' Edwards patën "fërkime" në 'The After' të Richie Akiva, një festë vjetore që ai organizon gjatë festivalit të filmit që mbahet për çdo vit në Kanë.

Burimet i thanë ‘Page Six’ se përplasja nisi kur Scott rrëmbeu një mikrofon nga dora e Akiva dhe i tha diçka në mikrofon reperëve të tjerë. Përfaqësuesit e reperit Travis Scott refuzuan të komentojnë lidhur me ngjarjen. Po ashtu, heshtjen e kanë zgjedhur edhe Tyga dhe Edwards.

Reperi Tyga ka qenë i dashuri i parë i Kylie, me të cilën nisi të frekuentohej që kur ajo ishte vetëm 17 vjeç, por më pas lidhja e tyre mori fund.

Kylie dhe Travis filluan një lidhje në 2017-ën, duke sjellë në jetë dy fëmijë: Stormi, 6 vjeç dhe Aire, 2. Ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre në janar të 2023.

travis scott sherr tyga

Lini një Përgjigje