TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Maj 2024, 11:09

Ledri Vula performon në natën finale të BBV3, Ledioni: Kur ndahesh nga gruaja sjell 30 goca në skenë

Shkruar nga Pamfleti

Ledri Vula performon në natën finale të BBV3, Ledioni: Kur

Ledri Vula ishte i ftuari special në natën finale të “Big Brother VIP 3”.

Këngëtari perfomoi në skenën gjigante në spektaklit, shoqëruar me një performancë bashkë me dhjetëra modele.

Në fund të këngës, moderatori Ledjon Liço ‘ngacmoi’ artistin për ndarjen e përfolur me Sara Hoxhën.

“Kur ndahesh nga gruaja, sjell 30 goca në skenë”, e pyeti moderatori, ndërkohë që Ledri u përgjigj me batutë: “Patjetër”.

Vazhdimisht në rrjetet dhe mediat sociale, është folur për një ndarje të mundshme mes çiftit, por vetë Sara dhe Ledri nuk kanë reaguar zyrtarisht.

Ata janë prindër të një vajze, Poem Blu.

ledri vula nata finale bbv3

Lini një Përgjigje