TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Maj 2024, 02:50

Egla Ceno fiton “Big Brother VIP 3”

Shkruar nga Pamfleti

Egla Ceno fiton “Big Brother VIP 3”

Aktorja Egla Ceno ka fituar çmimin e madh të "Big Brother Vip 3".

Gara ishte e fortë mes Julian Dedës dhe Egla Cenos, ndërsa triumfuese është shpallur aktorja duke rrëmbyer kështu çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Katër finalistët u ndanë në dy çifte dhe fituesit u përballen më pas me njëri-tjetrin për çmimin e madh. Konkretisht, përmes zgjedhjes së goglave në mënyrë rastësore, Romeo Veshaj u bë çift me Egla Cenon, ndërsa Julian Deda me Heidi Bacin.

Përballja e parë ishte mes Julit dhe Heidit teksa kjo e fundit u eliminua nga gara. 
Pas Heidit, i eliminuari i rradhës në përballje mes Eglës dhe Romeos ishte aktori ai i cili hoqi dorë nga çmimi i madh.

 

egla ceno fitore “big brother vip 3”

Lini një Përgjigje