
Caitlyn Jenner ka treguar të vërtetën e hidhur në lidhje me marrëdhënien me ish-bashkëshorten e ‘saj’, Kriss Jenner, gjatë një interviste të dhënë ditën e mërkurë në programin “This Morning”.
Ish-atleti Olimpik ka qënë i martuar 22 vite me Kris Jenner dhe kanë dy fëmijë së bashku: Kendall 27-vjeçe dhe Kylie 26-vjeçe.
Gjatë një interviste të dhënë, Caitlyn ka thënë se marrëdhënia e tyre është përkeqësuar me kalimin e viteve, duke u shprehur se është vërtet e trishtë që nuk kanë asnjë lloj komunikimi me njëri-tjetrin.
Caitlyn kujton takimin e saj të parë me Kris, duke thënë: “Isha beqar për gjashtë vjet dhe me të vërtetë po luftoja me veten dhe me faktin se kush isha dhe se si përshtatesha me botën. Isha gati 40-vjeç kur takova Kris. Ne ramë në dashuri që herën e parë që u takuam. Isha totalisht i impresionuar nga ajo dhe nga mënyra se si e jetonte jetën. Ajo kishte katër fëmijë edhe unë kisha katër gjithashtu. U martuam 5 muaj më pas. Ishte shumë e shpejtë”.
Mometalisht marrëdhënia e saj me Kris është shqetësuese pasi ata kurrë nuk flasin me njëri-tjetrin.
Lini një Përgjigje