
Pak kohë më parë u mësua se e dashura e Lorenc Hasramës quhet Rajna Duzha dhe është me profeson dentiste.
Edhe vetë këngëtari ka publikuar foto me partneren, por gjithmonë ka qenë i rezervuar në detaje.
Së fundmi ka bërë një përjashtim dhe në intervistën e fundit pranoi se marrëdhënia me partneren e tij është mjaft serioze dhe madje ajo ka dhe një unazë, duke nënkuptuar se ata e kanë zyrtarizuar lidhjen në një fejesë.
“E ka një unazë në gisht. S’ka plane për dasmë tani. Ajo thotë që është fansja ime më e madhe. Nëse kemi një problem, është ky: sa herë dëgjon një këngë timen, unë e ndërroj direkt. Unë nuk i dëgjoj këngët e mia. Kur doli “Hëna” ma dha direkt atë ndjesinë, tani nuk e dëgjoj.”-tha ai në “Wake Up”.
Lini një Përgjigje