TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Janar 2024, 17:55

“Sot do vij të të kërkoj dorën”, Klodian Duro i propozon Merit të lidhen në BIG Brother

Shkruar nga Pamfleti

“Sot do vij të të kërkoj dorën”, Klodian Duro i

Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro, i cili ëhstë bërë pjesë e programit “Big Brother VIP Albania 3”, i ka propozuar astrologes Meri Shehu që të bëhen çift, në mënyrë që të shkojnë në finale. Astrologia duke qeshur e pranoi planin e ish-mesfushorit, ndërsa tha se ka frikë që mos duket e sajuar, pasi nuk mund të shtiret.

Pjesë nga biseda:

Klodi: A të bëhemi çift dhe të shkojmë në finale? Të shkojmë deri në finale pastaj të të lë unë (duke qeshur).

Meri: Në finale më ndan ti mua ë..

Klodi: Njëri në vend të parë tjetri në vend të dytë.

Meri: Shiko, ne çiftin e bëjmë po puna është se do na duket si e sajuar.

Klodi: Po e bëjmë ne që të duket reale. Sot do vij të të kërkoj dorën.

Meri: Do më kërkosh dorën sot ë e bëjmë pra, ku e ke unazën?

Klodi: E bëjmë me një letër.

Fatjoni: Do i propozosh, do i ulesh në gjunjë?

Klodi: Do ta mendoj, po prit o vëlla ne kemi hallin e finales

Meri: Shih Klodi, do bëj gola me martesë të rreme.

Fatjoni: Pse jo shkoni bashkë shumë?

Klodi: Po, pse s’e ke parë ti i gjithë vibe-i këtu është fokusuar, po dridhet edhe betoni i pishinës nga emocioni.

Fatjoni: Ideja është këtu, ti bej një surprizë kësaj ulu në gjunjë dhe thuaji, Meri unë kam për të të thënë diçka.

Klodi: Shih Fatjoni po na jep eksperiencë neve…

Meri: Ti duhet të gjesh një mënyrë propozimi që mua të më pëlqejë, gjej një mënyrë që unë ta ha propozimin.

Klodi: Çfarë do hash mi?

Meri: Nuk ha gjë tjetër unë, veç propozimin do ha.

Klodi: Aa thash ça do haje… Jemi në Big Brother gjithçka mund të ndodh.

klodian du ish-futbollisti i kombët meri shehu astrologia

Lini një Përgjigje