TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Janar 2024, 09:13

Mjalti që “buron” nga Elvana sponsorizon “dy gisht filmat” e Ermalit

Shkruar nga Pamfleti

Mjalti që “buron” nga Elvana sponsorizon “dy gisht

Elvana pa diskutim që rezultoi një aktore shumë e mirë, ku shkëlqeu në filmin "2 Gisht Mjaltë" të Ermalit. Por ajo që pak dihet, ose aspak, është fakti që Elvana është edhe një bletë punëtore.

Nëse në filmin e parë burimi i parave ishte Elvana, e cila ia merrte paratë Ervin Matës dhe ia jepte Ermalit (ndihet Robin Hood ajo vajzë, që ua merr të pasurve dhe ua jep të varfërve), në filmin e dytë është sërish Elvana burimi i parave.

Për të gjithë ju që u bëtë lëmsh në këtë hyrje të lajmit, po i marrim gjërat me sira':

Me lekët e Bolit Elvana bëri film me Ermal Mamaqin, duke pastruar kështu shumë para (medemek si të ardhura nga shitja e filmit), jo më kot kishte dhe llogaritë e saj gjatë transaksioneve të parave të drogës nga ana e Vinit. E ndër të tjera vetë Ermali ishte "Ervini" në film.

Kësaj radhe është sërish “bletë” Elvana ajo që ka siguruar mjaltin e të ardhurave. Më herët publikuam lajmin “Hasta la vista Vini! Elvana Gjata harron “bolin e kokainës”, në lidhje romantike me inxhinierin”, ku treguam se këngëtarja ka një marrëdhënie intime me Elson Bajrakurtaj, personazh që shfaqet në filmin “2 Gisht Mjalt 2“

Falë inxhinierit shqiptar që punon dhe jeton në Londër, Elson Bajrakurtaj, janë siguruar edhe një pjesë e mirë e parave për të realizuar "Dy gisht mjaltë 2".

Inxhinieri është gjithashtu mik me Blerim Destanin dhe Noziy-n dhe paska ambicje të jetë pjesë e ekraneve shqiptare.

Na duhet t'i themi inxhinierit Bajrakurtaj se në Shqipëri ka "rënë pre" e një dyshe të famshme që të çon drejt "greminës". Njëri doli në hetimet e SPAK si "lavatriçe" e parave të një ministri ndërsa tjetra si ”lavatriçe” e parave të një trafikanti.

Aq ia ka nevojën Ermali Elvanës, sa këngëtarja, aktorja dhe sponsorizuesja e vërtetë e filmave, bën ligjin. E si të mos jetë nevojtar ndaj saj në fund të fundit?!

Paraja dihet që "çon ujin përpjetë" e le më Ermalin...! /Pamfleti

ermal mamaqi 2gishtmjalt elvana gjata elson bajrajkurtaj

Lini një Përgjigje