TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Janar 2024, 16:17

“E ke personale me mua”/ Pas Meri Shehut, Roza Lati përplaset ashpër edhe me Romeon

Shkruar nga Pamfleti

“E ke personale me mua”/ Pas Meri Shehut, Roza Lati përplaset

Spektakli i “Big Brother Vip 3” ka vetëm 5 ditë që ka filluar, por mesa duket që tani banorët kanë filluar të krijojnë miqësitë dhe konfliktet e para.

Pas debatit të bujshëm që zhvilloi me Merin ditën e djeshme, sot Roza Lati ka debatuar edhe me Romeon. Duket se ai është acaruar pasi Roza e ka pyetur në lidhje me Donaldin.

Debati mes tyre:

Roza: Është lojë pse e merr personale?

Romeo: Me mua s’ke lojë me mua e ke personale. Jo vetëm ti, por të gjithë

Roza: E mirë ke ardhur në vendin e duhur, bravo!

Debati mes tyre vijon me tone të larta ku Roza nënkupton se ai është i favorizuar brenda në shtëpi. Roza është një ndër banoret më aktive brenda shtëpisë dhe ndër më të komentuarat për konfliktet e saj me banorët e tjerë.

Lini një Përgjigje