TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Shtator 2024, 15:29

Skandali seksual në RTSH/ Aulona Musta ‘kunja’ ndaj Fred Pezës: Nuk ta shpif pak vetja?!

Shkruar nga Pamfleti

Skandali seksual në RTSH/ Aulona Musta ‘kunja’ ndaj Fred

Aulona Musta ka folur së fundmi se si meshkujt me pushtet fusin në lojë pozicionin, të ardhurat e tyre për t’i tërhequr vëmendje një gruaje, vajze.

Aulona thotë se nëse do të ishte ajo mashkull, do i vinte turp nga vetja që një vajzë, grua, të rrinte me të, vetëm për të mirat materiale që ai do t’i ofronte.

“Po të isha unë mashkull do më vinte shumë zor nga vetja të dija që një femër vjen me mua vetëm për shkak të pushtetit, apo të lekëve, shantazhit që po i bëj.

Nuk e di, nuk e kuptoj si mund të ndihen mirë me veten e tyre kur e dinte që një grua, një vajzë, vjen me ty vetëm se je duke e kërcënuar, shantazhuar apo po e detyron e i tregon që ke pushtet, je i fuqishëm e i ke në dorë vendin e punës. Ti e kupton që ajo nuk do vinte me ty nuk të pëlqen, nuk i pëlqen asgjë te ty dhe ti prap këmbëngul që të përdorësh këto gjërat e tjera. Nuk ta shpif çik vetja? Ju qofshi!”, thotë Aulona.

Duket se reagimi i saj vjen menjëherë pas skandalit seksual që plasi në RTSH mes drejtorit Alfred Peza dhe gazetares Blerta Tafani.

aulona musta shpifje fred peza

Lini një Përgjigje