TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Shtator 2024, 14:59

Skandali i abuzimeve/ Ka frikë se Diddy do ta marrë me vete, JLo gjen ngushëllim tek alkooli

Shkruar nga Pamfleti

Skandali i abuzimeve/ Ka frikë se Diddy do ta marrë me vete, JLo gjen

Jennifer Lopez thuhet se po mbështetet te alkooli për të përballuar pasojat emocionale pas ndarjes nga Ben Affleck dhe skandalit që plasi mbi abuzimet seksuale të P.Diddy ku dyshohet se edhe këngëtarja është e përfshirë.

Miqtë e këngëtares janë gjithnjë e më të shqetësuar për mirëqenien e saj. 55 vjeçarja është parë duke shijuar Delola Margarita, një koktejl nga marka e saj dhe burimet thonë se ajo ndjeu nevojën për një pije përpara se të takohej me Affleck më 4 shtator. “Fakti që ajo kishte nevojë për pije para takimit të saj të fundit me Benin i thotë të gjitha”-zbuloi një burim i brendshëm.

Ata shprehën shqetësimin se ajo duket se po vetë-mjekohet, duke luftuar për të përballuar realitetin e divorcit pa ndonjë formë lehtësimi. Ky ndryshim në sjelljen e Lopez ndaj alkoolit ka alarmuar të afërmit e saj. Ndërsa më parë ajo e shijonte alkoolin vetëm në mjediset sociale, raportohet se pirja e saj është bërë një pjesë më e rregullt e rutinës së saj të përditshme.

“Duket shumë jashtë karakterit të saj”-vuri në dukje një burim. Pas rindezjes së romancës së tyre në korrik 2021 dhe martesës një vit më vonë, çifti u nda përsëri në prill 2024. Ndërsa Lopez merret me pasojat nga martesa e saj, miqtë janë gjithnjë e më të shqetësuar për varësinë e saj në alkool. Ben Affleck nga ana tjetër ka shqetësuar fansat pas disa pamjeve të fundit që u publikuan në rrjete sociale, të cilat tregojnë aktorin e njohur duke dalë nga një qendër rehabilitimi në Kaliforni.

Disa media të huaja spekulojnë se ai erdhi vetëm për të ofruar mbështetje për njerëzit që luftojnë me varësi të ndryshme. Në fakt, aktori ka qenë në rehabilitim disa herë. Ndërkaq, Ojani Noa, ish-bashkëshorti i Lopez, ka ndarë mendimet e tij për ndarjen e këngëtares nga Ben Affleck në një intervistë të fundit. Në vitin 2022, Noa kishte shprehur dyshime për qëndrueshmërinë e martesave të Lopez, duke theksuar se ajo kishte qenë e fejuar gjashtë herë dhe se Affleck ishte burri i katërt.

 

p.diddy jlo alkool

Lini një Përgjigje