TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Shtator 2024, 14:45

Vjen nga Londra, çudit konkurentja e ‘Përputhen’: Dola me një djalë që vinte erë dhe më kërkoi dr*gë

Shkruar nga Pamfleti

Vjen nga Londra, çudit konkurentja e ‘Përputhen’: Dola

“Kelda vjen nga Londra, nuk preferon të flasë për moshën por e di shumë mirë se çfarë kërkon. Do djem të vendosur që kanë komunikim të mirë dhe inteligjencë emocionale. Nuk pëlqen arrogancën, pavendosmërinë dhe shpërfilljen”. Kështu e prezantoi Megi Pojani konkurrenten e tretë të “Për’puthen”.

E pyetur se çfarë nuk ka funksionuar atje jashtë që iu bashkua emisionit të dashurisë, ajo u përgjigj:

“Pikë së pari vetëbesimi i meshkujve nuk përputhet me zhvillimin që ata prezantojnë si person”.

“I frikëson ti? Ça ke ti të veçantë që ata s’e arrijnë dot?”, ishte pyetja e radhës, së cilës Kelda iu përgjigj:

“Inteligjencën emocionale, gjëja e parë. Unë kam qejf t’i marr gjërat seriozisht dhe të ndërtoj me themel çdo gjë. Ata frikësohen nga kjo gjë”.

Më pas ajo ka zbuluar një histori zhgënjyese që i ka ndodhur me një djalë që ka njohur jashtë “Për’puthen”.

“Kam takuar një person që me të vërtetë kisha shpresa të larta, por mbante erë. Më e çuditshmja, gjatë takimit kur po hanim dhe po pinim më kërkoi drogë. Ka qenë takimi i parë me atë person dhe i fundit me çdo person tjetër. Ishte shqiptar.

Aty kam dhënë dorëheqjen për të takuar meshkuj për një kohë shumë të gjatë”, tregoi konkurrentja.

kelda londra perputhen

Lini një Përgjigje