TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Janar 2024, 21:47

“S’ka pirë ilaçet, nuk merrem me të”, debat i ashpër mes Eglës dhe Ilnisës në BBV

Shkruar nga Pamfleti

“S’ka pirë ilaçet, nuk merrem me të”, debat i

Përplasjet në shtëpinë më të famshme, atë të Big Brother Vip, kanë vijuar mes Eglës dhe Ilnisës, të cilat janë diskutuar edhe në spektaklin e mbrëmjes së sotme.

Debatet nisën për punët e shtëpisë dhe gatimet, por përfunduan në akuza dhe ofendime.

“Ajo s’ka pirë ilaçe, nuk merrem me të”, u shpreh Ilnisa për Eglën.

Gjatë spektaklit Egla tregoi se u ndje e fyer nga nënvlerësimi i talentit.

Por, vetë Ilnisa u kundërpërgjigj, duke thënë se kurrë nuk do të ofendojë dikë nga talenti.

Egla: Kam idenë që në këtë shtëpi është abuzuar shumë me gjendjet e mia, që për Julin dhe Ilnisën qenka të pakuptueshme dhe i quajnë sëmundje mendore dhe thonë s’ka pirë ilaçe. Do ju lutesha t’i mbanit për veten tuaj. Ilnisa e ka nisur kur unë kam thënë që nuk kam respekt për lojën e saj. Me Ilnisën kam ndjerë një tension, që Ilnisa e shprehu kur u shpall e preferuar. Pastaj më shikonte dhe paska thënë shumë gjëra pas krahëve. Plasi kur ishim të lidhur në tri grupe, m’u duk sikur Ilnisa fryu Merin ndaj meje, me një gjest… më tha ta ndreq Juli dhe pastaj më tha i kam sytë se di si., iu ktheva mirë, por mendoj që një njeri që ul një tjetër për t’u ndjerë vetë më lart, është më ulët se tjetri. Ilnisa më tha jam e patalentuar, duke ulur karrierën time 30-vjeçare.

Ilnisa: Jo, asnjëherë, vij vetë nga një shkollë arti dhe nuk do ta thosha këtë

Egla: Sot patëm një diskutim dhe thamë që do ta bëjmë këtë lojë në vazhdim burrash, jo lacash. Unë s’kam asgjë me Ilnisën, nuk e kisha takuar asnjëherë jashtë. Për mua, Ilnisa ka një lloj dëshire për të vendosur veten, për të zënë një territor që nuk i përket

Ilnisa: E ke gabim

Egla: Do të marrë territor nga njerëzit

Ilnisa: Unë vij vetë nga Akademia e Arteve, kurrë nuk do ta thosha me zë

Arbër Hajdari: Kjo është një taktikë, që kur nuk u ecën loja, e mbyllin para Prime-t. Atëherë po ikim ne, s’po flasim fare

Në diskutim u përfshi edhe Meri, që u shpreh se u ndje e nënvlerësuar nga Egla.

Megjithatë, ajo u shpreh se mund të ishte edhe provokim nga Ilnisa, por nuk ia merr për keq.

ilnisa agolli egla ceno big brother vip

Lini një Përgjigje