TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Janar 2024, 14:16

Bardhi rrëfen përjetimin e luftës: Isha vetëm 3 vjeç kur u futëm 30 veta në bodrum sepse na hodhën granatë në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti

Bardhi rrëfen përjetimin e luftës: Isha vetëm 3 vjeç

Artisti nga Kosova, Bardhi ka ndarë në ‘BBV’ një histori të dhimbshme nga e kaluara, ku për pak humbi jetën dhe familjen e tij në luftën në Kosovë.

Siç tregon ai, ishte vetëm 3 vjeç kur bodrumi ku strehohej me familjen dhe të afërmit u sulmua me granata, por fatmirësisht arritën të shpëtonin. Më i dhimbshëm ka qenë momenti kur dëgjoi në radio se ishte vrarë një grua me emrin e nënës së tij.

“Ne kemi qëndruar në një bodrum 30 veta. U granatua shtëpia kur ne ishim duke ndenjur dhe na shpëtoi Zoti. Helikopterët kur kalonin, isha 3 vjeç e gjysmë. U lëshua një lajm në radio që lajmëroi vdekjen e nënës sime me dy fëmijët, mua dhe motrën. Aty vdiq një grua me të njëjtin emër që ka pasur dy fëmijë tek ai fshat”, rrëfen ai.

bardhi lufta ne kosove

Lini një Përgjigje