
Luiz Ejlli ditën e sotme ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një video me vajzën e tij, Luna Mari.
E vogla është zgjuar nga gjumi me zërin e babit të saj, i cili po i këndonte në shtrat asgjë më pak se ‘Soldier of Fortune’ nga Deep Purple.
Në videon e postuar shihet se Kiara është ende në gjumë, ndërsa Luizi po këndon për vajzën e tyre.
“Siç flemë ashtu edhe zgjohemi”- ka shkruar ai krahas videos me të voglën e tyre, duke lënë të kuptohet se gjumi ka shkuar me kohë, që kur në jetë erdhi e vogla Luna.
Lini një Përgjigje